Aksident/ Përplasen keq dy automjete, plagoset rëndë një prej pasagjerëve

0

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Peshkëpi. Burime bëjnë me dije se një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu