Në një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, me datë 04.02.2024, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Librazhd-Qafthane, konkretnisht në Mbikalimin e trenit në Dragostunjë.
Një automjet tip benz me targa AB297FX, i drejtuar nga Meglind Kristo Zeneli i datëlidjes (07.06.2003), ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Ngjarja ka rezultuar në dëmtimin e 4 personave, të gjithë banues në fshatin Qukes Shkumbin, njesia administrative Qukes, Bashkia Perrenjas.
Individët e përfshirë janë Meglind Kristo Zeneli (07.06.2003), i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit, Gerald Agim Verçani (15.05.2005),pasagjer, Janikos Jorgo Shyti (15.09.2004) – pasagjer dhe Dorian Fatmir Belba – (pasagjer).
Fatkeqësisht, Dorian Fatmir Belba ka humbur jetën si rezultat i kësaj ngjarje tragjike.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për hetime të mëtejshme.