Aksidenti fatal, shkon në 3 bilanci i viktimave (Emrat)

0

Ka shkuar në 3 bilanci i viktimave të aksidentit të ndodhur në aksin Milot-Mamurras. Pas kërkimeve intensive është gjetur edhe trupi i pajetë i Nikoll ( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë.

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga duke përfunduar në kanal me ujë.

 

Palombarët, pas kërkimeve të vazhdueshme kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e viktimës.

Kujtojmë se në aksidentin tragjik humbën jetën edhe Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu