Aksidenti me dy të plagosur në Elbasan, del komunikata e Policisë

0

Një aksident ndodhi në mesditë në bulevardin kryesor të Elbasanit në afërsi të kryqëzimit të “1 Majit”.Një furgon  është përplasur me një mjet tip volkswagen.

Si pasojë e kësaj përplasje kanë pësuar tronditje drejtuesit e automjetit por jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

“Elbasan/ Informacion paraprak Në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, mjeti tip “Golf”, me drejtuese shtetasen N.R., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, është përplasur me mjetin Fugon , me drejtues shtetasin E.Z., 43 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit, G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe drejtuesja e mjetit “Benz”, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu