Aksidenti në Tiranë, policia del me njoftim zyrtar: E reja që përplasi makina ndodhet në spital

0

Vajza është përplasur nga një makinë me drejtues me inicialet F. S., teksa kalonte rrugën

Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në zonën e quajtur Tregu Elektrik në Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se e reja me inicialet P. C., që është përplasur nga makina ndodhet në spital. Vajza është përplasur nga një makinë me drejtues me inicialet F. S., teksa kalonte rrugën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.08.2022, në afërsi të Tregut Elektik, mjeti me drejtues shtetasin F. S., ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu