Aksidenti tragjik në aksin Gramsh–Porocan, policia arreston drejtuesin e kamionit

0

Elbasan, 26 janar 2026

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh–Porocan”, ku humbi jetën shtetasja Dëshira Hoxha, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e kamionit, shtetasin Shaban Kotorri, 38 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja Albana Boja, 39 vjeçe, e dëmtuar nga aksidenti, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.