Një 30-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Celle Ligure në Itali. Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, u plagos rëndë në aksidentin rrugor që u regjistrua në autostradën A10, kur automjeti i saj u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë. 30-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital në Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter ku u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv, por nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda të marra.
Burimi: napoli.zon.it, joq