Aksidenti tragjik në Kosovë/ Zbardhen emrat e 4 viktimave, detaje tronditëse nga përplasja e trefishtë

0

Zbardhen emrat e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjes e së mërkurës në Kosovë.

Arlind Isufaj 21vjeç, Mergim Behluli 23 vjeç, Armend Muhadini 39 vjeç dhe një person tjetër i cili nuk është identifikuar ende por mësohet se është punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt janë personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë, në aksident u përshinë 3 automjete, pasi njëra nga makinat ka dalë nga rruga. Shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy makinat e tjera të cilat kanë kaluar në këtë rrugë dhe po lëviznin në drejtim të kundërt. Policia njofton se si pasojë e aksidentit, përveç katër viktimave, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu