Aksidentohen 3 automjete në aksin Përrenjas-Librazhd, raportohet për një të plagosur

0

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, në afërsi të  “Pishkashit”. Burimet bënë me dije se një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes për shkak të motit të keq dhe është përplasur me bordurat anësore duke u dëmtuar pjesërisht.

Pas pak sekondash edhe një automjet tjetër është përfshirë në aksident me dy mjetet që ishin përplasur më herët. Për pasojë të tre këto automjete janë dëmtuar pjesërisht. Ndërkaq drejtuesja e mjetit që mbeti e plagosur u dërgua në spitalit e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.Policia është duke hetuar ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu