Aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, lihet në burg 17-vjeçari

0

Në ambientin e spitalit është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj 17-vjeçarit Elio Rraku, i dyshuar si shkaktar i aksidentit ku humbën jetën dy turistë italianë në Sarandë. I mituri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Prokurorja e çështjes, Esmeranda Basho, kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga ana tjetër, avokati i të miturit, Çlirim Shahini, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi, me argumentin se Rraku është i mitur. Në përfundim të seancës, gjyqtarja Suela Xhani vendosi masën e sigurimit “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.


Aksidenti ndodhi në 24 gusht, në orën 03:00 në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e njohur si hidrovori. Në kthesë, 17-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, për shkak të shpejtësisë dhe ka përfunduar në sensin e kundërt të lëvizjes, duke u përplasur ballë për ballë me motorin Honda. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë Domenico Gritto, 24-vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, humbën jetën në vend. Ata po ktheheshin me motor nga një lokal në Ksamil, pasi Tizzano kishte festuar ditëlindjen. Vetë 17-vjeçari gjatë dëshmisë në Prokurori ka mohuar të ishte fajtori, dhe ka pretenduar para hetuesve se nuk i ka prerë rrugën motorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu