Vdekja e kamarierit në Sarandë, dëshmia e saldatorit: Pajisjen e kam montuar 4 vite më parë, se kam kontrolluar më

0

SARANDË- 43-vjeçari Lulëzim Allkushi, saldatori që montoi pajisjen që i mori jetën 17-vjeçarit në clubin e natës ‘Orange’ në Sarandë ka deklaruar se pajisja është montuar para 4 vitesh. Në dëshminë e dhënë para policisë, Allkushi është shprehur se gjatë 4 viteve nuk i është kërkuar nga pronari që të kontrollojë pajisjen.

“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai.

17-vjeçari humbi jetën dy netë më parë në Sarandë në clubin e natës Orange. Antonio Delilajn e zuri poshtë kavoja e ashensorit të improvizuar që përdorej nga biznesi kryesisht për furnizimin e lokalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu