Aksion ’30 minuta’ në Vlorë, Agjensia e Bregdetit nis verifikimet për lejet e plazheve private

0

VLORË– Agjensia e Bregdetit e mbështetur nga policia e shtetit dhe policia bashkiake verifikuan ditën e sotme kontratat dhe lejet për plazhet private në Vlorë. Aksioni zgjati vetëm 30 minuta e u fokusua kryesisht në verifikimin e metrave katrorë, plotësimin e infrastrukturës, sigurisë. Kontrolli i ditës së sotme nuk do të jetë i vetmi, pasi aksioni do të vijojë edhe për 184 stacionet e plazhit në rrethin e Vlorës.

Aktualisht në Vlorë janë vetëm dy hapësira publike, një në plazhin e vjetër dhe tjetra përballë shkollës së marinës ku qytetarët mund të pushojnë falas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu