Aktori i njohur shqiptar, i ftuar në dasmën e “Doktorit të mrekullive”

0

Fotot dhe videot nga dasma e aktorit Taner Olmez, i njohur për rolin e Aliut në serialin “Doktori i mrekullive”, vazhdojnë të bëjnë xhiro në rrjet, së bashku me një grup të ngushtë miqsh e të afërmish. Siç kishte deklaruar edhe më herët, Olmez dhe bashkëshortja e tij, Ece Çe?mio?lu, kishin vendosur të organizonin një ceremoni me një rreth të ngushtë njerëzish, nisur edhe nga kushtet dhe rrethanat e pandemisë, ende në monitorim.

Krahas shumë personazheve të njohur të ftuar në këtë ceremoni, ka qenë edhe aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, i cili e ka uruar çiftin në gjuhën shqipe.

Në një foto që Xhelilaj ka postuar në rrjetet sociale, bashkë me të sapomartuarit, u uron atyre jetë të lumtur…

Çifti i ri i aktorëve, pas celebrimit, kanë thënë se ceremoninë e organizuan të ngushtë për shkak të rrethanave, por kjo nuk i penalizoi për të shijuar ditën më të lumtur të jetës së tyre.

Jemi shumë të lumtur. Po e mbajmë dasmën me pak të ftuar për shkak të pandemisë”,- tha Aliu për mediat.

Të gjithë të ftuarit, përmes fotove e videove në rrjetet sociale, kanë uruar aktorët Taner dhe Ece që të kenë jetë të lumtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu