Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vëllezër në Krujë pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tyre.
Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasit me iniciale A.L dhe B.L për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit dhe babait të tyre.
Bëhet me dije se dy vëllezërit janë grindur me njëri-tjetrin dhe babain e tyre për çështje prone.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit dhe babait të tyre.