Aktorja e Harry Potter, Jessie Cave ka folur gjatë e gjerë për eksperiencën e saj në filmin e njohur në mbarë botën.
Ajo ka sjellë rolin e Lavender Brown, e dashura e parë e Ron Weasley dhe pjesë e skuadrës së Dumbledore. Cave ka luajtur në 3 filma të Harry Potter: Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes – Pjesa e Parë, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes – Pjesa e Dytë.
Gjatë kohës që ajo ka luajtur Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, Jessie shtoi papritur në peshë
“Unë shtova në peshë pasi xhirova Harry Potter, thjesht për arsyen se nuk po e lejoja veten të kisha uri. Dhe unë po rritesha, kjo ndodhi”, tha Jessie.
Aktorja ka thënë se rikthimi i saj nuk u mirëprit ashtu siç duhej.
“Trajtohesha si një krijesë ndryshe. Ishte e tmerrshme. Pasiguritë e mia u shtuan duke e ditur që xhinset e mia nuk më bënin më. Ishte një eskperiencë shumë e parehatshme”, është shprehur aktorja e Harry Potter.
Karriera e Jassie-t ka vazhduar duke marrë pjesë në role të Black Mirror, Call the Midwife dhe Trollied.
infowebtv.com