Ndahet nga jeta në moshë 78-vjeçare legjenda e muzikës italiane

0

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare këngëtarja e njohur italiane, Raffaella Carra. Lajmin e ka bërë të ditur Sergio Iapino, i cili i shpreh ngushëllimet nipërve dhe mbesave të saj, miqve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Carra ka ndërruar jetë në orën 16:20 të ditës së sotme, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.

Ajo do të mbahet mend për afrmimitetin dhe ngrohtësinë që i përcillte publikut të saj. Një grua e cila përcillte gjithnjë thjeshtësi dhe që do të mbahet mend për buzëqeshjen e saj.

E lindur në Bologna 18 qershor, 1943, Maria Raffaella Roberta Pelloni gjatë gjithë karrierës së saj ishte një showgirl, këngëtare, balerinë, aktore, autore dhe prezantuese televizive.

Suksesi i vërtetë Raffaella Carra do të jetë në vitet ’70, kur vendosi të fokusohet në karrierën si prezantuese televizive dhe këngëtare, me të cilin ajo arriti suksesin dhe reputacionin ndërkombëtar.