Aktorja Yllka Gashi prek me fjalët dedikuar babait të ndjerë

0

Dy javë më parë ndërroi jetë babai i aktores shqiptare, Yllka Gashi.

Së fundmi, aktorja  ka bërë një dedikim prekës për të atin në rrjete sociale, duke shtuar se nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë, dhimbjen e mallin për të.

Postimi i plotë i Yllkës:

“Babi jem…

I dashtun,

I mirë,

I urtë,

I butë,

I omël,

I bukur

Me një nur’ unik.

Fisnik e bujar,

I durushëm,

I virtytshëm,

Burrë me vlera t’nalta!

Babi jem…

I mbylle sytë para dy javësh,

Shkove atje, prej nga nuk ka kthim,

E unë mbeta pa t’pa

E pa t’i puthë edhe njiherë ato durë t’buta që m’kan përkdhel’ gjithmonë!

Babi jem…

S’ka fjalë që e përshkrunë dashninë, dhimbjen e mallin për ty,

Vend të madh ke lanë thatë,

E jeta ma nuk do të jetë e njejtë pa mirësinë e butësinë tande!

Ti na deshe pa rezervë krejtve bashkë

E secilin veç e veç,

Ishe gjithmonë në shërbimin tonë,

E si shok i mirë,

E lehtësoje çdo situatë t’vështirë,

Me butësinë e urtësinë tande,

Me fjalët e omla e këshillat e vlefshme.

Babushi jem,

Sinonim i dashnisë!

Kushdo që t’ka taku bile njiherë

Osht magjepsë me mirësinë, pozitivitetin e humorin tand!

Babi jem- rrezatim i mirësisë!

Hera e fundit që të përqafova ke mëngjesi i nxehtë i 19-të Korrikut të 2019-tës.

Eh, ta kisha ditë e mos me t’lshu prej pëqafimit hiq!

Sytë e tu t’përlotun, sa herë përshëndeteshim n’aeroport, m’kan përcjellë çdo ditë të vitit.

E zani yt i butë e i mirë, m’rrin n’vesh bashkë me uratat e tua për Ninën e krejt neve!

Babi jem,

Loçka jem, zemra jem, i miri jem,

Ti u ndave prej kësaj bote, po na do të takohemi sërish në dashtë i Madhi Zot!

Falemnderit për dashninë e pakushte ndaj nesh, për kujdesin, këshillat e sakrificat!…

Mirësinë, edukatën, njerëzinë, butësinë, durimin, urtësinë, moralin, nderin- i pate pjesë të pandashme të karakterit e na i le model!

Devotshmërinë, dashurinë e adhurimin e Krijuesit Mëshirëplotë, e pate shembull t’shkëlqyeshëm e pa imponim!

Ah çfarë bekimi, privilegji e krenarie që ti ishe e je babi jem, e unë sugaresha jote!

Thesarët e çmueshëm e të pa çmim që i le- Mamën, Donën, Lilin, Lantën e Adin- do t’i du, çmoj e mbrojë edhe ma shumë tash e tutje! Do t’i du edhe për ty babi!

Na do t’bahemi t’fortë për mamën,

E për njani tjetrin,

Ndërsa, kujtimet e lutjet për ty do t’na përcjellin deri sa t’i mbyllim sytë e të takohemi në botën tjetër!

Allahu i Madhërishëm ta mëshiroftë shpirtin e bardhë, t’i pranoftë e shumëfishoftë veprat e mira, t’i faltë gabimet e të shpërbleftë me Xhenet!

Të duam pa masë- sa nuk thuhet me fjalë

E na mungon shumë babi,

Përgjithmonë do t’jesh në zemrat, mendjet e lutjet tona.

Deri në takimin tonë,

Të pushoftë shpirti i bardhë në qetësi e të baftë dritë!

{“… Pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç pastron rrobën e bardhë nga njollat…”}

Për ty babi- Zoti lëshoi borë në ditën e parë t’pranverës!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu