Aktualitet Shqiptari vret turkun në Gjermani, Prokuroria ofron dëmshpërblim për kapjen e tij (Shifra)

0

Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një 31-vjeçari turk, në rrugën Gustav-Schatz-Hof, në Kiel të Gjermanisë.

Një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Fisnik Hoxha është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane pasi akuzohet për vrasje.

Mediat shkruajnë se rreth orës 23:15 të mbrëmjes së kaluar, Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një 31-vjeçari turk, në rrugën Gustav-Schatz-Hof, në Kiel të Gjermanisë. 31-vjeçari turk ka vdekur në spital pavarësisht mjekimit që i është dhënë.

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e shqiptarit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë pasi sipas autoriteteve vendase, mund të jetë i armatosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu