Turqia merr vendimin, i thotë ‘Po’ Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO

0

Memorandumi i përbashkët nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të dhënë mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit.

FINLADË- Presidenti finlandez Sauli Niinistö tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë ofertat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. CNN shkruan se një memorandum i përbashkët për këtë çështje u nënshkrua nga Turqia, Finlanda dhe Suedia të martën në Madrid përpara një samiti të NATO-s.

Memorandumi i përbashkët nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të dhënë mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit.

“Hapat konkretë të anëtarësimit tonë në NATO do të bien dakord nga aleatët e NATO-s gjatë dy ditëve të ardhshme, por ky vendim tani është i afërt,” tha Niinistö.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu