Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet nën/komisari në Policinë e Durrësit

0

DURRËS- Nënkomisari në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve të Policisë së Durrësit është arrestuar ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Mësohet se në pranga ka rënë Ardit Xhafa, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 31-vjeçari duke shfrytëzuar pozicionin që kishte në polici mashtronte qytetarët që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme në AMP dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka bërë ndalimin në flagrancë të oficerit të policisë N/komisar Ardit Xhafa, 31 vjeç, në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Ndalimi u krye në funksion të procedimit të regjistruar nga kjo Prokurori mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera janë arritur të dokumentohen veprimet korruptive të oficerit A.XH., i cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës e duke shfrytëzuar pozicionin, ushtronte presion dhe mashtronte shtetasit, që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare. Hetimet vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu