Alarmi/Ska më fëmijëri si dikur shkak teknologjia, por Greisi nga Elbasani tregon se ka ende shpresë!

0

Në Ditën Nderkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve specialist të fushës flasin me shqetësim për humbjen e fëmijërisë së vërtetë dhe rënien e brezit të ri nën “kthetrat” e teknologjisë. Psikologia Irma Gjozi e vë theksin te rritja e fëmijëve social duke i nxitur ata të bashkëveprojnë me mjedisin përreth, të luajnë me bashkëmoshatarët e tyre, por dhe ata vete të jenë dëgjues dhe këshillues të mirë të tyre.

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve duhet të nxisë prindërit të rrisin fëmijë social , të cilët bashkëveprojnë mes tyre dhe mjedisit përreth. Fëmijët duhet të luajnë në natyre me njeri- tjetrin dhe jo të lundrojnë gjatë në internet. është shumë e rëndësishme gjithashtu që prindërit të flasin me fëmijët e tyre në mënyrë që të nxisin komunikimin”- shprehet ndër të tjera Gjozi

Cdo ditë që kalon shohim fëmijë që kalojnë kohë përballë telefonit apo kompjuterit. Lundrimi me orë të tëra përballë pajisjeve teknologjike në shumicën e rasteve i bën ata të palumtur . Por 7- vjeçarja Greisi Çipi nga Elbasani ndryshe nga shumë bashkëmoshatar të saj nuk kalon kohë duke lundruar në internet. Ajo thotë se i pëlqen të luajë në natyre duke shfrytëzuar parqet e qytetit.
Mua më pëlqen të luaj me motrën. Zakonisht luaj me top, kukulla , me të kapur. Kënaqem shumë sepse kjo ka qënë zgjedhja ime me ndihmën edhe të prindërve”.

Ndonëse veçse një nxënëse e klasës së parë Greisi ka bindjen se teknologjia nuk i bën aspak mire asaj , ndaj thotë se ndjehet shumë e lumtur që po e shijon me të gjitha ngjyrat fëmijërinë e saj.

Nëse të gjithë shohin telefon do të jetë një botë e mbprapshtë. Unë jam shumë elumtur që nuk jam pjesë e grackës së fëmijërisë“.

Në fund e ka një mesazh për të gjithë fëmijët, por dhe prindërit e tyre.

I them fëmijëve ta lënë teknologjinë dhe të luajnë në natyrë si unë. Të luash jashtë është një mrekulli , merr ajër të pastër dhe gjen miq të rinj. Një thirrje kam edhe për prindërit të tregojnë kujdes për rritjen e fëmijëve ti nxjerrin sa më shumë jashtë”.

Ndërsa i drejtohet parkut të lojërave nën shoqërinë e nënës së saj Greisi si një natyre lozonjare i tregon për ndodhitë e ditës. Kjo kornizë e bukur familjare është mesazhi më i bukur për këtë 1 qershor. Prindër gjeni kohë ti përkushtoheni fëmijëve tuaj!

 

Infoweb Media/ Entela Duka

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu