Alban Ramosaj ka dy fjalë për Flori Mumajesin, pas fitores spektakolare

0

Alban Ramosaj arriti të triumfonte në “Kënga Magjike” me këngën e  tij “Thikat e mia”. Kjo baladë e fuqishme arriti të rrëmbente shumicën epikëve nga artistët, por edhe nga publiku e juria profesioniste e festivalit.

Për këtë këngë që i dha çmimin e parë, Albani punoi me Brunon dhe Fifin. Dy artistët e ndihmuan për realizimin e muzikës dhe tekstit të këngës, por “Thikat e mia” pati edhe disa prekje nga Flori Mumajesi. Për këtë arsye, Albani i ka dedikuar dy fjalë sot Florit, pasi kanë kaluar 2 ditë nga finalja e madhe e “Kënga Magjike”.

“Faleminderit që ishte pjesë e lartësimit të rrugëtimit tim përmes mënyrave të tua gjeniale”, shkruan Albani në një postim.

Kujtojmë se në një intervistë para konkurrimit në “Kënga Magjike”, Albani shprehu hapur dëshirën që Flori Mumajesi të ishte në të ardhmen producenti i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu