Alexës dhe Sirit i hapet konkurrencë, njihuni me Sam të Samsung, e cila ka edhe një fytyrë

0

Alexa dhe Siri vëmendja juaj mori fund. Një asistente e re dixhitale po fikson internetin: Samsung Sam. Disa imazhe 3D të një saj u bënë virale këtë muaj.

Në fakt, nuk ishte Samsung që krijoi zyrtarisht Sam. Imazhet 3D dhe skicat e personazhit fituan vëmendjen ndërkombëtare pasi dikush i gjeti ato në faqen e internetit të studios braziliane të dizajnit, Lightfarm. Lightfarm krijoi një draft të asistentit teorik virtual në bashkëpunim me një agjenci marketingu në pronësi të Samsung, e quajtur ‘Cheil’.

Dikush i shpërndau fotot në Twitter dhe Sam u bë virale.

Suksesi viral i Samsung Sam ilustron dëshirën e njerëzve për më shumë njerëz virtualë, madje edhe atyre të markave. Tani njerëzit po spekulojnë nëse Sam mund të zëvendësojë asistentin aktual të Samsung, Bixby.

Ndërsa Sam mund të mos jetë një krijim i konfirmuar i Samsung (akoma), shumë mendojnë se Samsung do ta sjellë Sam në jetë shumë shpejt.

Ndërsa disa të tjerë pyesin se kur Apple dhe Amazon planifikojnë që asistentët e tyre virtualë të kthehen në njerëz virtualë, me një fytyrë, ashtu si Sam?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu