AMP arreston 5 persona në Cërrik, mes tyre shefin e zjarrfikëses (AKUZA)

0

Është arrestuar Drejtori i Forcave Zjarrfikëse të Cërrikut, Artion Taçi 36 vjeç, për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.

Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore.

Në muajin janar të këtij viti, ai është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Artion Taçi

19 Janar: Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ka qenë duke drejtuar automjetin tip Mercedez Benz në gjendje të dehur, në qytetin e Cërrikut. Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, 36-vjeçari rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

“Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Elbasan kanë kryer arrestimin në flagrancë  të shtetasit A. T., 36 vjeç, me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.” – njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu