Analistja Bahiti flet për betëjën finale Erdogan-Kiliçdaroglu. Faktorët pse Erdogan fiton

0

E ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” analistja Anisa Bahiti ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve që do zhvillohen më 28 maj në Turqi.

‘Cila ishte arma e fortë me të cilën Erdogani arriti të fitojë në raundin e parë dhe pse ai është kaq i pranueshëm në Turqi-, u pyet Bahiti nga Xhaxhiu.

‘Rexhep Taip Erdogan, Presidenti aktual i Turqisë, e ka vërtetuar që është një lider i jashtëzakonshëm dhe me një influencë shumë të madhe. Duhet të theksojmë faktin se ai është udhëheqës popullor, prej vitesh në pushtet dhe mënyra se si ka depërtuar te njerëzit e kanë bërë politikanin e dashur që ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Mos harrojmë se si në kohë krizash ai ka mundur të menaxhojë situatat duke i përballuar me sukses ato dhe fakti i marrëveshjes së drithrave që ai e la të hapur dhe krijoi një balancë ekonomike. Mos harrojmë se në Turqi funksionon demokracia, mos harrojmë se Ankaraja dhe Antalia janë në udhëheqjen e opozitës. Këto zgjedhje ishin të rëndësishme në sy të analistëve turq, por edhe në arenën ndërkombëtare për mënyrën se si kanë ardhur në sy të tyre.

Erdogani ka arritur të fitojë raundin e parë me një përqindje të lartë se sa kandidati i opozitës. Deri më tani Erdogan dhe Sinan Oan kanë bërë paraprakisht marrëveshje dhe ky është një shans për të fituar raundin e dytë pasi është mbi 3.5 milion vota në avantazh.


E pyetur nëse Sinan Ogan është përcaktues i fatit të zgjedhjeve Bahiti komentoi:
Një fakt i rëndësishëm në këto zgjedhje kanë qenë zonat nga tërmeti. Mjaft analistë dhe politikanë kanë qenë skeptikë, por përqindjen më të madhe ai e siguroi nga votat në zonat e prekura. Pra në zemër të tërmetit. Kjo duke qenë se ai është një strateg dhe një lider i fortë që reagoi shpejt dhe në kohë duke ndërtuar shtëpitë dhe me premtimin që brenda 2 viteve ata të futen në shtëpitë e tyre duke vazhduar jetën normale. Duke mbajtur parasysh në faktin se në raste pandemish apo fatkeqësish njerëzit i mbajnë sytë nga lidera të fortë.

Ndërsa e pyetur se Erdogan tradicionalisht i ka siguruar votat në pjesën rurale, analistja Bahiti u shpreh:

Kur njerzit votojnë predispozitat kudo ndodhen e shohin me prespektivën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre dhe për sa kohë ata kanë parë se si qeveria i ka menaxhuar situatat dhe si Erdogan e sheh zhvillimin e vendit të tyre njerëzit, jo vetëm mbështetën por bënë që t’i besojnë programit të tij dhe për ta bërë Turqinë vendin që ata meritojnë.

E pyetur rreth faktit se, nëse opozita fiton 400 deputetë ata kanë kërkuar ta kthejnë në sistem parlamentar ndërsa Erdogan qeveris me sistem presidencial, analistja Bahiti argumentoi:
Turqia ka vite në një sistem presidencial dhe është si ta kthesh historinë nga e para dhe natyrisht rikthimi i sitemit nga e para nuk është gjë e mirë. Unë i qëndroj tezës time që, sido të shkojnë këto zgjedhje, edhe nëse fiton opozita me shumë gjasa, partia e Erdogan do ketë më shumë vende në parlament dhe mund të ndodhë që Erdogan apo një i partisë së tij të ishte Kryeministri.
Por takimi me Sinan Oan dhe ato që përmendëm, e bëjnë Erdogan fitues të këtyre zgjedhjeve.


E pyetur lidhur me influencën e Turqisë në Ballkan, analistja Bahiti tha:
Përsa i përket Ballkanit, Turqia kërkon të jetë aktori më i rëndësishëm ekonomik dhe e sheh Ballkanin si rrugë drejt BE. Turqia është fuqia emergjente mes Lindjes dhe Perëndimit. Fqinje me arabët, rusët, iranianët, kaukazin dhe është fuqia më e madhe energjitike mesdhetare dhe të gjitha këto kanë rëndësi për strategjinë e Turqisë për t’u bërë pjesë e BE.

Sa i përket raportit mes Rusisë dhe Ukrainës ku, Tuqia kundërshtoi sanksionet ndaj Moskës por dërgoi dronë në Ukrainë, Bahiti komentoi:

Turqia ka luajtur dhe do luajë rol të rëndësishëm në Detin e Zi dhe si stabilizator në konfliktin Azerbajzhan- Armeni. Turqia ka ruajtur fort korridorin e drithrave dhe është vendi që bën negociata mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sa i përket marrdhënieve me Shqipërinë, Turqia vazhdon të jetë aleate shumë e mirë.
Turqia ka vërtetuar se ka marrdhënie dhe aleancë shumë të mirë të sferës poltike, ekonomike dhe jo vetëm, pastaj pjesa e lidershipit, e ardhjes apo ikjes së tyre, janë thjesht nuanca, pasi dy vende, kur janë miq, pavarësisht politikës, miqësia ruhet.

Pyetur nga Xhaxhiu se Shqipëria ka edhe presione nga Turqia, ajo u shpreh:
Një shtet i fortë si Turqia dhe influencën e madhe që Turqia ka kudo shpjegohet edhe me faktin se fuqitë e mëdha kanë influenca ndaj vendeve të vogla. Ne jemi një vend i vogël, por kemi influencën tonë në politike.
Sa i përket një sistemi turk në Shqipëri shkolla, filmave turq etj, ajo argumentoi se ‘ kur unë isha e vogël e mësova italishten nga programet italiane dhe influenca ishte e madhe. Kështu që influenca të tilla nuk sjellin dëm.

Nuk jam plotësisht dakord me islamizimin . Sepse duhet të mbajmë parasysh faktin se çdo popull është i lirë të përqafojë këdo fe që preferon. Për sa kohë Turqia funksion si demokraci nuk mund ta gjykojmë në këtë drejtim’, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu