Andi 2 nuk është fare i panjohur për Melisën dhe Tean!/Ku janë takuar ata më herët me njëri-tjetrin

0

Në emisionin “Për’puthen” hynë 4 djem të rinj. Por njëri prej tyre mori, Andi, mori menjëherë vëmendjen, për shkak të një deklarate të fortë që bëri.

Ai u shpreh se pëlqen Tean e se do të bëjë gjithçka për t’i fituar zemrën, pavarësisht se ajo ka deklaruar se është në emision vetëm për Andin tjetër.

“Tea ka treguar disa pakënaqësi ndaj Andit. Nuk kam parë as puthje tek këta të dy. Nëse nuk shkojnë bashkë unë jam gati”, u shpreh Andi 2.

Mirëpo pavarësisht se u duk se vajzat nuk e kishin parë kurrë Andin e ri, në fakt 2 prej tyre janë njohur më herët me të. Melisa dhe Tea kanë qenë të ftuara disa javë më parë në ditëlindjen e këngëtarit shqiptar, Ardit Çuni, që ka miqësi me të dyja vajzat. Po ashtu në këtë ditëlindje ka qenë i ftuar edhe Andi 2, që është shok i këngëtarit.

Në disa video që janë ruajtur nga ndjekësit e emisionit, shihet se Andi 2 ka qenë në të njëjtën sallë me dy vajzat e emisionit.

Në njërën prej videove ai shihet i ulur përkrah Anxhela Peristerit, ndërkohë që qesh me batutat që bëjnë Tea dhe Ana Lleshi, që po ashtu ka qenë e ftuar në ditëlindje.

Mundet që ata mos të kenë krijuar miqësi bashkë në festë, por kjo tregon se nuk janë fare të panjohur për njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu