Arrestohen shqiptarët me 4 kg kokainë

0

Katër shqiptarë janë arrestuar me një sasi të madhe kokaine dhe vlera monetare nga Oficerët nga Partneriteti i Krimit të Organizuar, një njësi e përbashkët NCA dhe Shërbimi i Policisë Metropolitane në Britaninë e Madhe.

Gjatë një operacioni të zhvilluar të mërkurën në Londër dhe Essex ranë në pranga shtetasit Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç.

Ata u ndaluan në Cambridge, me dyshimet për pastrim parash pasi oficerët gjetën një çantë që përmbante afërsisht 100 mijë paund.

Policia tha se ka vënë në pranga edhe shtetasin Florian Meshi, 22 vjeç, për shkelje të emigracionit dhe furnizim me drogë.

Ai u kap teksa po shkonte në banesën ku qëndronte Rustem Dauti ku gjatë kontrollit u sekuestruan 140 mijë paund të tjera dhe pajisje që përdoreshin për kokainën.

Operacioni i policisë ka vijuar me arrestimin e shqiptarit të katërt, Azem Gashi, 26 vjeç, i cili akuzohet për vepra penale të drogës pasi iu gjetën dhe sekuestruan katër kilogramë kokainë dhe 100 mijë paund.

Katër shqiptarët kanë dalë para Gjykatës së Magjistraturës Uxbridge ku ndaj tyre u caktua masa e paraburgimit deri në daljen tjetër në seancë më 12 shkurt.

Drejtuesi i operacionit Matt McMillan i konsideroi sekuestrime në sasi dhe vlera të mëdha drogën dhe kartëmonedhat që u janë gjetur katër shqiptarëve.

Ndërkaq gazeta lokale e Nottinghamshire, një zonë pranë Manchesterit, ka ngritur shqetësimin se policia ka zbuluar muajt e fundit më shumë se 62 pika të kultivimit ilegal të kanabisit në ndërtesa  dhe depo të papërdorura.

Për këtë aktivitet gazeta fajëson shqiptarët të cilat sipas policisë po kontrabandojnë dhe trafikojnë njerëz në zonë dhe i punësojnë për tu kujdesur për bimën narkotike.

Gjatë muajve të fundit në këto zona janë regjistruar edhe 7 raste të vjedhjes së kanabisit, ku kriminelët kanë hyrë në depo të armatosur me armë për të marrë bimët narkotike që i përkisnin grupeve të tjera.

Gazeta shkruan se banorët kanë lajmëruar policinë pasi kanë parë disa persona të armatosur dhe me çanta të mëdha kanabisi duke dalë prej këtyre ndërtesave.

Inspektori Paul Lefford nga Policia e lokale e Nottinghamshire tha se disa kriminelë kishin vendosur madje të merreshin me rritje të kanabisit si “një mënyrë e thjeshtë për të fituar para“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu