“Anëtar i forcave speciale në batalionin “luani”, Berisha për “grupin e zjarrit” në PD: E kanë postuar vetë foton në instagramin personal

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me lajmin se në selinë e PD ekzistonin tunele të mëdha nëntokësore që të çonin në Ministrinë e Brendshme dhe kjo gjë bënte të mundur strehimin e grupit të armatosur që u shfaq në foto një ditë më parë.

Sa i përket fotos së pubvlikuar, u hodh poshtë ideja se mund të ishte bërë para dy vitesh pasi në vitin 2019, nuk kemi qenë në pandemi dhe në foto personat shihen me maskë anti-covid.

Berisha dha edhe detaje të tjera ku përcaktoi se fotoja ishte postuar në instagramin e njërit prej personve në foto i cili ishte anëtar i forcave special.

Keni qenë në këtë seli prej 8 viteve, ka pasur lajm se kjo godinë është e lidhur me tunelin e ministisë së Brendshme.

Berisha: Ata mund ti përdorin, tunele mund të ketë se nuk e di. Unë nuk mora zyra në atë seli, e refuzova që të kisha një zyrë në atë godinë. Ata personat me maska janë të pranishëm aty. Ajo zonja që ka dalë aty ka shumë vite që punon në PD në sekotrin e shërbimit.

Foton e ka postuar personalisht një anëtar i batalionit “Luani”, pjesëtar i forcave të armatosura në instagramin e tij. Nuk ka sesi të jetë foto e bërë para dy viteve sepse personat kanë maska në fytyrë.

Ka një zëdhënës Basha, një njeri i inkriminuar që merret me inskenimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu