“Serbia është me ty”, SHBA-të i kanë “vënë vizën”, serbët mbushin Beogradin me postera në mbështetje të Dodik

0

Beogradi sot ka vendosur postera në mbështetje të anëtarit serb të Presidencës së BeH, Milorad Dodik, për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Posterat ishin ngjitur në qendër të Beogradit dhe mbi to ishte paraqitur Milorad Dodik ku shkruhej “SERBIA ËSHTË ME TY”.

Siç është paralajmëruar edhe më herët, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së ka konfirmuar masat ndaj Milorad Dodik dhe, siç thuhet, një media nën kontrollin e tij, Televizioni Alternativ Banja Luka.

Kjo është një përgjigje ndaj veprimtarive korruptive të Dodik dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të BiH, sipas një deklarate zyrtare nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu