Angela Merkel do të vaksinohet nesër me dëshirën më të madhe

0
German Chancellor Angela Merkel puts on her face mask after giving a press conference on the Covid-19 situation in Germany at the house of the Federal Press Conference (Bundespressekonferenz), on January 21, 2021 in Berlin. (Photo by Michael Kappeler / POOL / AFP) (Photo by MICHAEL KAPPELER/POOL/AFP via Getty Images)

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë nesër dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Disa ditë më parë, zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert njoftoi se Merkel dëshironte të vaksinohej së shpejti.

Udhëheqësi gjerman nuk ishte figura e vetme politike që pranoi të vaksinohej me AstraZeneca për të krijuar besimin e popullatës, pasi disa vende europiane e kanë pezulluar përdorimin e vaksinës pas shfaqjes së disa rasteve të mpiksjes së gjakut dhe trombozës.

Në Gjermani, AstraZeneca rekomandohet për personat mbi 60 vjeç. Kujtojmë që kancelarja gjermane e cila nuk do të jetë më në krye të shtetit mandatin e ardhshëm pasi nuk do të kandidojë, e ka kaluar koronavirusin, por sërish do të vaksinohet.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu