Tentoi të rrëmbente 18-vjeçaren greke,arrestohet shqiptari

0

Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se tentoi të rrëmbente një 18-vjeçare greke në Kretë.

Sipas mediave greke, 18-vjeçarja po shkonte në shtëpi kur i riu shqiptar tentoi ta fuste atë me dhunë në makinë.

“Familja ime vendosi të publikojë të gjitha detajet e kësaj ngjarje dhe aventurën që vajza ime pësoi, sepse ne besojmë se kjo do t’i japë fund këtyre sjelljeve anormale, pasi që ne jemi të sigurt se është vetëm çështje kohe që autori të arrestohet. Ne u kërkojmë grave dhe vajzave të reja që lëvizin natën në këtë zonë të mos qëndrojnë kurrë vetëm, derisa të zbulohet identiteti dhe veprimet e këtij burri dhe derisa të sillet para drejtësisë, për të cilën ne do të apelojmë,”– tha babai i vajzës 18-vjeçare.

Aktualisht nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, ndërkohë sipas policisë ditën e sotme ai do të paraqitet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Lassithi për t’u komunikuar masa paraprake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu