Një ngjarje tragjike ndodhi në Angli, ku një shef kuzhine i mori jetën një të riu shqiptar në qendër të qytetit Sttaford, Angli. Italiani 45-vjeçar, Francesco D’Agostino, qëlloi me shufër hekuri dhe me mjet prerës Serxhio Markun, 21 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 shtator vitin e kaluar dhe tani Gjykata ka arritur të gjejë autorin. Një fqinje dëshmitare ka rrëfyer momentet e fundit të të riut.
Ajo e ka dëgjuar atë të thoshte:
Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, nuk mund të marr frymë.
Një fqinje tjetër ka telefonuar shërbimet e emergjencës, pasi ka dëgjuar një burrë duke bërtitur: “Çfarë bëra?!” I riu shqiptar u gjet me mbi 50 plágë në kokë dhe në disa pjesë të trupit dhe pas dy orësh ndërroi jetë në spital. Nesër pritet të jepet dënimi për autorin e ngjarjes.
Burimi: theargus.co.uk