“Jam shqiptar”/ këngëtari i njohur turk përkrah Shyhrete Behlulit tregon rrënjët

0

Këngëtari i njohur turk Sinan Akçil, i cili njihet gjerësisht edhe në trevat shqipfolëse ka publikuar mbrëmë këngën “Jam shqiptar”/”Ben arnavutum”, në bashkëpunim me “Bilbilin e Kosovës”, Shyhrete Behluli.

Ka qenë artistja nga Kosova ajo e cila ia ka propozuar realizimin e kësaj kënge këngëtarit turk, por më origjinë shqiptare.
Për intervistën e dhënë gjatë realizimit të vidioklipit Sinani ka treguar se rrënjët e tij janë shqiptare, por nuk e flet dot gjuhën shqipe.

Kjo këngë i është dedikuar gati 8 milionë shqiptarëve të Turqisë, pjesa më e madhe e të cilëve janë dëbuar nga Kosova dhe Çamëria pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Lozanës në vitin 1923.

Menjëherë pas publikimit të këngës edhe në rrjetin social Instagram, shqiptarë të shumtë nuk kanë nguruar të komentojnë rreth origjinës së tyre, duke shprehur se ishin krenarë për rrënjët pa harruar flamurin zyrtar të Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë.
Sinan Akçil kënduar disa këngë të njohura turke si “Tabi tabi”, “Arada Sarada”, të cilën e ka kënduar edhe në telenovelën
“Stina e qershive”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu