Turi “Folk on Tour” nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore e nisën rrugëtimin e muajit gusht nga qyteti i traditës Elbasani.
Të shumtë ishin qytetarët dhe turistët të cilët shijuan atmosferën në sheshin ‘Gensher ’ duke kërcyer dhe kënduar me motivet popullore.
Për drejtorin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Sokol Marsi aktivitete të tilla forcojnë identitetin kombëtar dhe e lëvrojnë atë te brezi i ri.
Repertori që kombinoi këngën qytetare elbasanase dhe motivet e valleve nga shumë krahina të vendit e rendit këtë ngjarje ndër më të rëndësishmet e jetës artistike të Shqipërisë së Mesme.Të emocionuar shprehen për permormancat dhe mikpritjen artistët pjesmarrës.
Kjo ishte ndalesa e 7 e Ansambli Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore brenda dhe jashtë vendit për këtë vit, por e para për muajin gusht./Infoweb Media





