Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë

0

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën pranë rrugës “Transballkanike” në Vlorë.

Nga informacionet e para mësohet se zjarri ka shpërthyer brenda apartamentit ndërsa zjarrfikësit kanë mundur ta izolojnë përhapjen e tij në banesat ngjitur.

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.