Arben Kraja raporton në KLP: SPAK dhe BKH kanë akses te të dhënat personale

0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton sot para Kësjillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2020.

Kraja tha ndër të tjerë se gjatë vitit 2020 kanë punuar në kushte të vështira pasi godina ku ata u vendosën, ajo e Ihs Krimeve të Rënda u rikosntruktua.

Kreu i SPAK thekson se rikonstruksioni ka përfunduar në fund të vitit dhe aktualisht janë me zyra të reja. Kraja ka veçuar ndër të tjera pajisjen e përgjimit e instaluar dhe aktualisht ëshë në funksion, si dhe eksesin për të dhënat elektronike dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Gjatë vitit 2020 janë organizuar procedura të konkurimit. Është arritur që të emërohen 12 punonjës të rinj. 3 janë lëvizje paralele. Të gjitha procedurat kanë qenë transparente. Gjatë vitit 2020 kemi pasur mundësinë të marrim punonjës të përkohshëm. Kemi filluar aktivitetin të vendosur në objektin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Ka qenë një sfidë e vërtetë për të gjithë stafin sepse ishim të detyruar të punojmë në kushte jo normale. Të gjithë oficerët ishin ën një sallë të vetme. Problematika e projekt6it sepse kishte shumë mangësi sepse ishte bërë para se të krijohej institucioni. Por të gjitha këto u kaluan dhe në fund të vitit 2020 përfundoi rikonstruksioni. Kemi gjetur një buxhet që ishte miratuar pa u krijuar institucioni. Buxheti ishte i mjaftueshëm. Kemi pasur atë buxhet që ishte i mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në realizimin e fondit të pagave. Nuk kishim numrin e duhur të prokurorëve. Fondi i pagave ka mbetur pak i palekuiduar. Kemi paraqitur projektbuxhetin për vitin 2021.

Ngritja e qendrës së përgjimeve. Problemi i parë që ndeshëm ishte se nuk ishte planifikuar nga pikëpamja e projektit. U përgatit dhoma e serverit dhe 5 salla. Të gjitha këto u realizuan deri në fund të votyit 2020. Pastaj periudha tjetër ishte ajo e kolaudimit. Pajisja sot është në punë.

Duke vlerësuar situatën ku jemi, vendosëm si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistike për ekspertimet dixhitale. Objektin e kishim, krijuam hapësirën e nevojshme. Kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë që janë në këtë fushë. Jemi në fazat e fundit të marrjes së programeve. Kemi shfrytëzuar mundësitë që na jepte ligji. Kemi marrë një fond nga komiteti i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Një drejtim tjetër është aksesi në bazën e të dhënave elektronike. Do të kemi parasysh që aksesi nuk është diçka që realizohet brenda ditës, kërkon kohë dhe investim. Kemi punuar në këtë drejtim. Arritë të bëjmë lidhjen e institucionit me fibra optike. Aktualisht kemi në dispozicion bazën e të dhënave, të gjendjes civile, gjyqësore, Kadastrën, po punojmë për të pasur akses në sistemin e Europol.

Një drejtim tjetër që ka kushtuar kohë dhe energji ka qenë procedura e emërimit të drejtorit dhe hetuesve të BKH. Ka filluar më 10 janar dhe ka përfunduar më datën 30 korrik 2020. Për përzgjedhjen e drejtorit është ngritur një komision i përzgjedhjes i cili ka ndjekur të gjithë procedurën që ne e kemi raportuar. Në 8 shtator është hapur gara për hetuesit. Drejtuesi i BKH dhe unë kemi nxjerrë një urdhër ku kemi caktuar një komision,” deklaroi Kraja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu