LAJM I FUNDIT/ Probleme me shëndetin, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për ekspertin Shkëlqim Korbi

0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin Shkëlqim Korbi.

Gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi. Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurise për shkak të përblemeve shëndetësore.

Ai u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion.

Sipas dosjes së SPAK mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohëshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani. Ndërko të arrestuarit e tjerë vazhdojnë që të jenë në qeli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu