Banorët e pallatit në protestë: Të rroni e t’a kujtoni i bie me këtë pallatin tonë, kanë kaluar 18 muaj, erdhën vetëm për fushatë

0

Banorët e kompleksit rezidencial “Jedas sh.p.k” në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit janë mbledhur sërish në shenjë proteste pasditen e djeshme për vonesat në nisjen e punimeve për riparimin e dëmeve që tërmeti i 26 nëntorit i ka shkaktuar këtij pallati.

Banorët shprehen se dhe pse kanë kaluar 18 muaj, akoma nuk ka diçka konkrete për nisjen e punimeve, ndërsa thonë se janë shfrytëzuar gjatë fushatës elektorale.

“Kërkojmë zgjidhje, sic na njoftonin nga Facebooku në fushatë, që sot fillojnë punimet, sot vjen punëtori i parë, sot do vendosim skelat, ndërkohë që sot e kësaj ditë nuk po vjen asnjëri dhe nuk po na jep asnjë lloj sqarimi.

Në momentin që u bë fasadë pallati jonë për të bërë fushatë me të gjithë kryeministrat e Ballkanit, nuk erdhi asnjë njeri, vetëm kryetarja që është thjesht e dërguar nuk ka lidhje, nuk është e zgjedhur nga ne.

Të rroni vetë, të rroni e t’a kujtoni i bie me këtë pallatin tonë”– u shpreh njëri prej qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu