Armë zjarri,lëndë narkotike,municion luftarak/ Arrestohen 3 persona pas kontrollove të papritura

0

Tre persona në Durrës kanë rënë në pranga pas kontrolleve që janë bërë në këtë qytet për parandalimin e veprimtarisë kriminale.

Sipas policisë në pranga ka rënë H.K., 43 vjeç, E.K., 34-vjeç dhe E.H., 25-vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjithashtu policia bën me dije se gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, fara cannabis dhe një shumë parash.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu