Arratiset aktorja e njohur, çfarë po ndodh me të?

0

Aktorja e serialit “O Sa Mirë”, Arta Elezaj, është shumë e komentuar për jetën që bën, ku nuk mungon luksi.

Ajo shpesh herë është përfolur në media për jetën e saj luksoze, udhëtimet nëpër vende të ndryshme dhe garderobën e shtrenjtë me të cilën vishet.

Teksa në Kosovë nga e mërkura fillojnë masat e reja të izolimit, që ndalojnë qarkullimin përveç nevojave esenciale, duket se Arta e ka gjetur zgjidhjen.

Ajo ka udhëtuar drejt Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, si një nga destinacionet më të preferuara të pushimeve për të.

Elezaj publikoi mbrëmjen e së martës një fotografi nga aeroplani, ku shihej momenti i aterimit në Dubai.

“Më në fund, Dubai”, ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Arta përndryshe që nga koha e mbylljes së hit serialit “O Sa Mirë”, ka zhvilluar profesionin e saj edhe si blogere në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu