Përplasen fizikisht me Policinë/ Arrestohen dy persona

0

Ditën e sotme është bërë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve me inicialet B. Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Të arrestuarit në vendin e quajtur ‘Dogana’ kanë refuzuar kontrollin e ushtruar nga ana e Policisë, duke mos paraqitur dokumentacionin e mjetit duke u përplasur edhe fizikisht me efektivët e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu