Arratiset edhe kushëriri i ish-Kryeministrit Gruevski, Sasho Mihajell Kov

0

Është arratisur edhe kushëriri i ish-Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Gruevski, Sasho Mihajell Kov.

Burime të sigurta për InfowebTv nga Shkupi bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme policia ka kërkuar në banesën e tij dhe në hotelin “Marriot” në qendër të Shkupit pronë e Mihajll Kov i cili më herët ka qenë Drejtor i Shërbimit Inteligjent të Maqedonisë.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendëshme të Maqedonisë ka kërkuar që të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për Mihajll Kov.

Ai kishte disa procese gjygjësore për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në ngjarjet e përgjakshme të Kumanovës në vitin 2015.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu