Gazment Bardhi nga Elbasani: Po kërcënohet administrata! Paralajmërim edhe për Prokurorin e Rrethit dhe Drejtorin e Policisë.”Kemi bërë kallzim në Spak”

0

Nga Rexhina Sterkaj

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi, ka qenë mjaft i ashpër sot me drejtuesin politik të PS-së Taulant Balla, drejtuesit e institucioneve vendore dhe madje edhe me Drejtorin e Policisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit.
Deklarata e plotë e Gazment Bardhit:

E gjithë loja politike luhet në Elbasan ndërkohë që keni përball një figurë potenciale si Taulant Balla?

Sa ju frikson e gjithë kjo situatë?

Së pari unë jam tërsisht i angazhuar, kur them unë, flas për partinë Demokratike të Shqipërisë që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në qarkun e Elbasanit ,por dhe në të gjithë Shqipërinë ,personalisht jam angazhuar gjatë gjithë kësaj periudhe që jam në qarkun e Elbasanit për ti garantuar qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë qarkut të Elbasanit mundësinë për të votuar të lirë ,asnji kundërshtar politik i cili ka më shumë se 8 vite ,në zona të caktuara mund të ketë më shumë se 16 vite që përsërit cdo 4 vjet  të njëjtat gënjështra jo vetëm nuk më tremb por më motivon për të ndjekur një model të kundërt nga ai që Taulant Balla i ka ofruar gjatë këtyre 8 viteve banorëve,450 mijë banorëve të qarkut të Elbasanit ,dhe prej 16 viteve qytetarëve të bashkisë së Librazhdit dhe Prenjasit.

Besoj ju keni shkuar dhe keni parë që këto Bashki vazhdojnë të jenë në të njëjtën gjendje që kan qënë që përpara 8 viteve sikundër Elbasani vazhdon të jetë në vënd numëro në të njëjtën gjëndje siç ka qënë para 8 viteve ,mund të gënjëj në televizor duke thënë se ka nxjerrë nga mjerimi dhe varfëria qytetarët e Elbasanit por ata që e dijnë të vërtetën janë votuesit qytetarët e Elbasanit që e dijnë që qarku është në një gjëndje të mjerueshmë siç besoj e dini edhe ju është qarku me nivelin më të lartë të varfërise dhe me numrin më të lartë të të papunëve në raport me numrin total të papunsisë,sikundër të dhënat zyrtare flasin që vetëm në 6 vitet e fundit janë larguar nga ky qark 75 mijë qytetarë të Elbasanit dhe gjithë bashkive tëtjera që përfshijë bashkive të tjera që përfshijnë qarkun i Elbasanit ,bilanc më të trishtë për një politikan që ka patur pushtetin local dhe pushtëtin vendor në dispozicion të tijë ,se sa të detyrojë qytetarët e Elbasanit të braktisin vëndin e tyre ,të rriten numri i të papunëve dhe të jemi në këtë nivel varfërie që unë kam gjetur ,alarmante që unë kam gjetur në qarkun e Elbasanit jo vetëm nuk më tremb por jam i sigurtë që sëcili prej banorëve të këtij qarku do të votojnë me 25 prill për ndryshimin ,do të votojë për të ardhmen e familjes së tij ,do të votojë qe fëmijët e tij mos largohen jashte vendit ,por të jetojnë në Elbasanin e mundësive ,unë nuk jam partizan i numrave dhe i shifrave ,numrin e deputetëve do ta përcaktoj vota e qytetarëve të Elbasanit .Unë do ti nënshtrohem vullnetit të lirë të secilit prej banorëve të Elbasanit ,sikundër jam këtu që pas 25 prillit të bëj të mundur ndryshimin për çdo qytetarë të Elbasanit dhe si drejtues politik ti përgjigjem me korrektësi çdo shqetësimi dhe problemi të tyre dhe të jap llogari për gjithcka kam thënë gjatë këtyre tre muajve që do drejtoj fushatën e qarkut të Elbasanit.
Për sa i përket procesit të zgjedhjeve ke konstatuar ndonjë parregullsi?

Ajo që unë dua të përcjell si mesazh thash për instuticionet në Elbasan, sigurisht që jemi duke mbledhur të dhëna konkrete për përfshirje të drejtuesve të instuticioneve vendore në fushatë elektorale ,jemi duke mbledhur të dhëna për kërcënim ndaj qytetarëve nga drejtues të instuticioneve shtetërore ,kam një apel për punonjësit e policisë së shtetit dhe instuticionet e qeverisë ,nuk mundet policia e shtetit dhe instuticionet e drejtësisë , dhe i referohem këtu prokurorisë të bëhen vegël të partive politike dhe mbi të gjitha të jenë vegël e Taulant Ballës .
Drejtori i policisë qarkut dhe cdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e shtabit qendror të Partissë Demokratike ,do të duhet të zbatojë ligjin ,nuk do duhet ti shërbejë partive politike sikundër nuk do duhet ti shërbejë as krimit të organizuar .Drejtori I policisë së qarkut dhe cdo drejtues cdo punonjës policie që ka veshur uniformën e shtetit do të duhet të zbatojë ligjet e shtetit ,nuk ka dhe ky është mesazh I drejtëpërdrejtë ,nuk ka asnji program që mendohet se nuk përgjohet edhe kur quhet SKA që mund të fsheh përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë zgjedhore apo bashkëpunim me krimin e organizuar.

Mendohet se po bëhët presion administratës?

Ky është një fenomen i shtrirë në gjithë Shqipërinë ,ju e dini që partia Demokratike ka depozituar një kallzim penal në SPAK për kërcënimet që i bëhen punonjësve të administratës për të mbledhur vota për Partinë Socialiste. Ne presim që SPAK të zbatojë ligjin, le të çojë përpara përgjegjësisë cilin do që kërcënon punonjësit e administratës ,sikundër kam bindjen e thellë që cdo punonjës administrate që është aty për zotësine ë tij dhe do të vazhdojë të jetë punonjës administrate edhe pas ndryshimeve në 25 prill për shkak së është profesionist dhe është aty për shkak të cilësive dhe zotësive të veta ,do ti jap atë që meriton cilido që I përdor punonjësit të admistratës jo për ti shërbyer qytetarëve por për ti bërë like dhe Share Taulant Ballës .Nuk është ky misoni për të cilin qytetarët paguajnë punonjësit e administratës shtetërore ,nuk është kjo arsyeja pse ata janë të emëruar në atë pozicion public , janë aty për ti shërbyer qytetarëve .Pjesa dërrmuese dëshirojnë ti shërbejnë qytetarëve dhe do të lejohen pas 25 prillit ti shërbejnë qytetarëve.

Cfarë program keni për rininë shqiptare që po largohen në shifra jo normale?

Ky është një shqetësim konkret dhe jam vërtetë i trishtuar kur takoj shumë pak të rinj ,në cdo takim që kam qënë në zonat ,kryesisht në zonat urale dhe përgjigja e vetme që marr është që shumica e të rinjve janë larguar jasht vëndit ,madje një pjesë e tyre që vazhdojnë te jenë në fshatrat e qarkut të Elbasanit më kanë pohuar se vazhdojnë të jenë në fshat vetëm për shkak se janë mbyllur kufinjtë sipasoj e pandemisë ,në të kundërt dhe ata do të kishin lënë vendin ,prandaj fokusi jonë në programin apo planin e punës që ne kemi pas 25 Prillit do të jetë rinia për ti mundësuar atyre që të qëndrojnë në Shqipëri ,të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vëndi e tyre ,por dhe ato njohuri dhe zotësi që kanë përftuar ,sidomos të rinjtë që kanë mbaruar studimet e larta të kenë mundësi ti vënë në zbatim në vëndin e tyre .Unë kam zhvilluar shumë takime me të rinjtë ,jo më larg se dje kam zhvilluar një takim me të rinjë që kanë mbaruar infermierinë dhe studiojne gjuhën gjermane me qëllimin e vetëm për tu larguar nga vëndi dhe i kam bërë apelin tim dhe thirrjen time të sinqertë edhe vetë si i ri që shumë mirë do duhet të vazhdojnë ta mësojnë gjuhën gjermane por nuk do duhet të largohen nga vëndi sepse gjithë bashkë ne kemi mundësi që me 25 prill të bëjmë ndryshimin për të rinjtë ,të bëjmë ndryshimin për shqiptarët .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu