Arrestimet në 24-orët e fundit në qarkun e Elbasanit!

0

DVP Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 45 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasen F. T., 61 vjeçe, banuese në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, shtetases M. T., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 29 vjeç, banues në Cërrik, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit që e kishte parkuar në mënyrë të parregullt, përpara një shkolle.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– A. M., 50 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me furgon, 3 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme;

-M. K., 71 vjeç, pasi ka kryer gërmime në një pjesë toke, për të hapur kanal, duke rrezikuar shembjen e një shtylle për furnizimin e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 36 vjeç, banues në fshatin Lleshan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 57-vjeçar.

Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi M. L., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu