“Plas” keq mes nuses dhe vjehrrit në Cerrik: Policia arreston të moshuarin dhe nis procedimin për nusen e djalit

0

Dhuna në familje vijon të mbetet një fenomen mjaft i përhapur në familjet shqiptare. Kontraditat mes familjeve të reja dhe prindërve duket se nuk do të shterojnë asnjëherë. Rasti i fundit i referuar dhe nga policia vjen nga qyteti i Cërrikut. Si pasojë e një konflikti fizik mes vjehrrit dhe nuses të dy palët kanë mbetur të dëmtuar. E informuar për këtë rast blutë kanë arrestuar vjehrrin dhunues 61-vjec me iniciale F.T dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për nusen shtetasen M.T e cila gjithashtu akuzohet si dhunuese. Më herët e reja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata, por që mesa duket nuk është respektuar nga babai i bashkëshortit të saj.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasen F. T., 61 vjeçe, banuese në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, shtetases M. T., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.
Infoëeb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu