Arrestimi i 7 shtetaseve të huaja në Tiranë, Berisha publikon denoncimin: Policia i ka vjedhur spanjolles 6 mijë euro

0

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të bërë nga qytetari dixhital. Në postimin e shpërndarë nga Berisha në facebook, denoncohet se gjatë aksionit për arrestimin e disa shtetaseve të huaja që ofronin shërbime seksuale në vendin tonë, njërës prej tyre i janë vjedhur 6 mijë euro nga policia shqiptare.

Postimi i Plotë:

DENONCIMI
Policia i vjedh 6.000 euro spanjolles të ndaluar si punonjëse seksi. Policia eshte e mbushur me delinkuentë nga Partia e Krimit dhe Çuçi i familjes!
Shefat kane marre para dhe fshehin denoncimin dhe krimin.
🔴 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Z.Berisha.Po ju jap nje informacion te fundit qe ka te beje me korrupsionin ne Policine e Tiranes.Dje me daten 29.09.2022 Seksioni i Trafiqeve ne Drejtorine e Policise Tirane ka zhvilluar nje operation ku jame shoqeruar 6 femra te huaja te dyshuara per prostitution ku ne prej tyre eshte arrestuar.Njeres nga femrave te shoqeruara te kombesise spanjolle Punonjesi i Policise se antidroges Dritan Jaupaj se bashku me oficerin e trafiqeve Alket Pashai dhe Tre Punonjesi te tjere policie I kane vjedhur nga çanta nje shume prej 6.000 Eurosh.Kjo shtetase e ka bere problem eshte ankuar por shuma e parave nuk i eshte kthyer.Nga kjo shume sipas te dhenave ka marre pjesen e tyre shefi i trafiqeve Ilia Goga dhe shefi i sektorit Arber Zemani.Eshte informacion 100% I sakte.Femra e vjedhur eshte e kombesise spanjolle.Bashkelidhur Po ju dergoj profiling e hajdutit Dritan Jaupaj dhe njoftimin zyrtar te Policise per kete “sukses”.
Ndersa Arber Zemani eshte I famshmi I Durresit qe ju keni bere statuse dhe eshte kthyer me nderhyrjen e fuqishme te Perlat Cullhaj Tek Ministri I Velieres Bledi Cuci duke e katapultuar Zemanin shef sektorit per narkotiket dhe trafiqet ne Drejtorine e Policise Tirane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu