Arrestohen 4 shtetas, vodhën 17 thasë me bimë medicinale

0

Policia e Korçës arreston 4 persona, të dyshuar si autorë të vjedhjes të një sasie bimësh medicinale në një kompani private eksporti në lagjen nr.1 të qytetit juglindor.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. K., 31 vjeç, K. D., 27 vjeç, XH. K., 26 vjeç dhe G. E., 38 vjeç, banues në Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kompaninë private të eksportit të bimëve medicinale në pronësi të shtetasit Gj. Ç., 59 vjeç, banues në Korçë, një sasi të konsiderueshme me bimë medicinale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 17 thasë me bimë medicinale dhe një sasi lekësh.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i katër shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu