Gjendet arma me silinciator që u përdor në atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit në Fier

0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që ndodhi paraditen e kësaj të hëne në fshatin Sheq të Fierit, ku mbeti i vdekur Shkëlzen Kastrati. Burimet bëjnë me dije se është gjetur arma e krimit. Automatiku i tipit ‘Scorpion’ me silinciator është gjetur në makinën e djegur nga autorët.

Makina e cila dyshohet se është përdorur nga autorët është gjetur pak më parë e djegur plotësisht në fshatin Mbrostar të Fierit. Ndërsa pas kontrollit të automjetit është gjetur arma e tipit automatik e cila dyshohet se është përdorur në atentatin e Shkëlzen Kastratit.

Siç shihet dhe nga pamjet makina ku gjendet ende trupi i viktimës ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet, duke qenë se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi është qëlluar me armë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu