Prezantuesja e njohur në një lidhje me Flori Mumajesin?/ Ja çfarë thotë ajo

0

Prezantuesja e njohur e ekranit, Liberta Spahiu, është përfolur pak herë për jetën e saj private, në mesin e të cilave i është përmendur edhe një lidhje me këngëtarin shqiptar Flori Mumajesi, e cila nuk është konfirmuar nga asnjë prej tyre.

Për shkak se ajo ska bërë asnjëherë publike lidhjet e saj, publiku ka menduar se Liberta është beqare, po mesa duket kjo nuk është e vërtetë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo, në një nga përgjigjet e pyetjeve që iu parashtruan së fundmi nga fansat në InstaStory.

Një prej ndjekësve i kishte drejtuar asaj pyetjen se “a është single (beqare)”, ndërkohë që me një përgjigje të thjeshtë, Liberta e ka quajtur si “të rremë” këtë informacion.

Mirëpo Spahiu nuk ka dashur të zbulojë më shumë, duke lënë thjeshtë të kuptohet së është në lidhje.

Vite më parë është përfolur se bukuroshja e emisionit “Prive” ka qenë në lidhje me emrat e njohur si Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi, por për një gjë të tillë ajo nuk është prononcuar asnjëherë para kamerave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu