Arrestohen 5 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

0

TIRANË- Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale ndërkohë që 1 person po procedohet në gjëndje të lirë. Një 23-vjeçarë është arrestuar pasi ka vjedhur pajisjet elektroshtëpiake në banesën që kishte marrë me qira dhe më pas i ka shitur. 23-vjeçari i idetifikuar me inicialet R. Ç., do të ndiqet penalisht për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë një 36-vjeçarë të identifikuar me inicialet Y. B., pasi ka vjedhur disa produkte në një dyqan, me anë të mashtrimit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Tashmë ai do të ndiqet penalisht për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mashtrimi ”.

Ndërkohë është arrestuar një person i identifikuar me inicialet A. L., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia Rrugore ka arrestuar 18- vjeçari me inicialet K. L., pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi gjithashtu B. S., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 28-vjeçarin me inicalet I. Ç., për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. Ç., 33 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur pajisjet elektroshtëpiake në banesën që kishte marrë me qira dhe më pas i ka shitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. B., 36 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mashtrimi ”. Ky shtetas ka vjedhur disa produkte në një dyqan, me anë të mashtrimit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -K. L., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; -B. S., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. Ç., 28 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu